Largohet nga Wolves/ Cutrone thotë “po”, kërkon t’i bashkohet klubit të Serie A

Cutrone është më shumë se kurrë më pranë rikthimit në Serie A. Eksperienca e tij në Premier League nuk ka shkuar shumë mirë për sulmuesin, që në 24 paraqitje me Wolverhampton, ka shënuar vetëm 3 gola dhe kadhënë 4 asiste. Cutrone shkoi në Angli verën e shkuar, por hapësirat nga minuta e parë kanë qenë të pakta për të.

Kështu ish-lojtari i Milanit kërkon largimin dhe ka thënë “po” për kthimin e tij në Itali. “Patrick Cutrone nuk është i kënaqur me qëndrimin e tij në Wolverhampton deri më tani dhe ishte ai që  informoi autoritetet e klubit anglez se do të donte të transferohej te Fiorentina”, ka thënë Alfredo Pedulla.

Ndërkohë e vetmja gjë që mbetet për t’u diskutuar mes palëve është vlera që violët do të çojnë në tryezën e Wolves. Këta të fundit kërkojnë jo më pak se 22 milionë euro, ndërsa Fiorentina kërkon ta afrojë Cutronen me huazim deri në fund të sezonit me të drejtë blerje më pas për 20 milionë euro./Sport Ekspres/