Juventusi ka zyrtarizuar vetëm pak orë më parë shkarkimin e trajnerit Sarri. Pas dështimit të bardhebluve në “Champions League” është mbërritur në këtë vendim, për të përmirësuar gjendjen e kampionëve të Italisë. Por largimin e tij do ta ndjekë edhe nxënësi i Sarrit që e ka marrë kudo ka shkuar, Higuain.
Rroga e lojtarit është shumë e lartë dhe mungesa e fondeve të mëdha nga një kompeticion si Champions League, do ta bënte mjaft të vështirë mbajtjen e lojtarit në Torino. E vetmja mundësi për ekipin është ta trasnferojë në Amerikë tek MLS me një çmim të arsyeshëm. /Sport Ekspres/