Largimi nga Huddersfield duket më afër se kurrë, 3 ekipe në radhë për shërbimet e Hadërgjonajt

Florent Hadërgjonaj me shumë mundësi do të ndajë rrugët me klubin aktual të Huddersfield në merkaton e janarit. Mbrojtësi shqiptar ka pasur oferta konkrete dhe largimi duket si zgjidhja e vetme. Sipas “Telegrafit”, në tryezën e klubit anglez që luan në Championship kanë mbërritur 3 oferta nga klube të kampionateve të ndryshme. Kështu Fenerbahçe është klubi i parë që kërkon shërbimet e mbrojësit dardan dhe një marrëveshje e tillë ndoshta do të sillte edhe mbylljen e pistës së dëshiruar nga Tare, që është Durmishaj në shkëmbim të Muriqit.

Ndërkohë mundësia tjetër vjen nga Italia, ku Atalanta interesohet për futbollistin 25 vjeçar, megjithëse pozicioni i tij natyral nuk i përshtatet skemës së bergamaskëve, që aplikojnë modulin me vetëm 3 mbrojtës qendre. Pista tjetër është vazhdimi i karrierës në Angli, teksa Fulham, që aktualisht luan në të njëjtin kampionat si Huddersfield, por me shanse të larta për ngjitjen në elitë, është vendosur në radhë për të bërë të vetin mbrojtësin shqiptar. Alternativat për të nuk mungojnë, mjafton vetëm që Hadërgjonaj të marrë kohën e tij dhe të zgjedhë me qetësi./Sport Ekspres/

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online