Largimi i parë te bardheblutë, futbollisti njofton ndarjen pas më shumë se 6 vitesh

Ende pa nisur merkatoja e dimrit, te klubi i Tiranës vjen largimi i parë. Është lojtari Dorian Kërçiku që i ka dhënë lamtumirën bardhebluve, pas 6 vite e gjysmë si pjesë e grupit të kryeqytetasve. Futbollisti 26-vjeçar nuk ka gjetur hapësira të mjaftueshme këtë sezon, duke zgjedhur me dëshirën e tij në këtë mënyrë që të ndajë rrugët me Tiranën.

Ka qenë vetë lojtari që ka njoftuar ndarjen me anë të një postimi në rrjetetin e tij social në “Instagram”, ku nuk ka lënë pa falenderuar gjithë stafin dhe lojtarët me të cilët ka kaluar 6 vite e gjysmë, si dhe presidentin e bardhebluve, Refik Halilin./Sport Ekspres/

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online