De Boer nuk arriti ta dërgojë Holandën shumë larg në Europian, teksa tulipanët u mposhtën me rezultatin 0-2 ndaj Republikës Çeke. Reagimi i drejtuesve të Hoalndës ishte i menjëhershëm, të cilët i komunikuan ish trajnerit të Interit shkarkimin nga detyra.
Trajneri që pritet të zëvendësojë De Boer në drejtimin e Holandës është Van Gaal. 69 vjeçari ishte ftuar në një mbledhje ditën e sotme nga drejtuesit e federatës holandëze, Nico-Jan Hoogma dhe Eric Gudde, për të diskutuar mbi të ardhmen e kombëtares së tyre.
Kjo do të ishte hera e tretë që Van Gall do të ishte në krye të stolit të Kombëtares holandeze. Në vitin 2002, 69 vjeçari dështoi ta dërgonte skuadrën e tij në Kupën e Botës, ndërsa 12 vite më vonë, nën drejtimin e Van Gaal siguroi medaljen e bronztë, ku mposhti Brazilin me rezultatin 0-3 për vendin e tretë dhe të katërt. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/