Largim i ri pritet nga sulmi i Skënderbeut, reagon edhe Haris Fakiç: Oto John e duan në Kosovë

Një largim i ri pritet në sulmin e Skënderbeut, ndërsa Dejvi Bregu pritet që të nisë një aventurë të re në Europë. Ndërkohë nga ana tjetër është edhe Oto John që mund të transferohet në një tjetër ekip gjatë merkatos së janarit.

Bëhet fjalë për një tjetër aventurë në Kosovë, por këtë herë jo si huazim. “Gazeta Olle” shkruan se Drita është e interesuar për të mbyllur marrëveshjen me Oto John. Në lidhje me këtë çështje është kontaktuar edhe drejtori sportiv i korçarëve, Haris Fakiç, i cili i ka konfirmuar këto zëra.

“Ekziston interesimi nga disa skuadra kosovare për Oto John, por deri më tani nuk ka diçka konkrete. John kërkohet nga skuadrat që luftojnë për titull në Kosovë, por ai ka kontratë me Skënderbeun dhe është futbollist i klubit tonë”, tha Fakiç. /Sport Ekspres/

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online