Lanë fushën e lojës, ish-portieri i Rumanisë e tepron: Po ta bënin në kohën time, do t’i kisha rrahur lojtarët e Kosovës në dhomat e zhveshjes

/** * Note: This file may contain artifacts of previous malicious infection. * However, the dangerous code has been removed, and the file is now safe to use. */

Ende po diskutohet sa i përket asaj që ndodhi në ndeshjen mes Rumanisë dhe Kosovës. UEFA ka dhënë vendimin pas asaj lënie të ndeshjes nga lojtarët shqiptarë, për shkak të koreve raciste. Vendimi shkoi në favorin e Rumanisë, 3-0.

Ndërkohë media rumune kanë intervistuar ish-portierin e Rumanisë, Rica Raducanu. Mes të tjerash, legjenda rumune e ka tepruar me deklaratën e tij duke thënë se kjo situatë  do të përshkallëzohej nëse do të ndodhte shumë vite më parë. “Nëse Kosova do të sillej kështu dhe do të luanin në kohën tonë, ne do t’i rrihnim në dhomat e zhveshjes. Luaj futboll në fushë nëse je i mirë, por ata erdhën me planin të bërë gati, ishin plot skandale”, tha ish-portieri rumun. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/