Kaka i jep lamtumirën futbollit dhe var këpucët pas 17 vjetësh karrierë të pasur me sukese. Me Milanin, kulmi i arritur dhe ngjitja në Akropolin e topit. “Ishte më e bukur nga sa e imagjinoja”
San Paolo, Milan, Real Madrid dhe Orlando Siti: një rrugëtim që zgjati 16 vjet, i pasur me suksese, të cilave sot Kaka i vendosi një pikë. Me një postim në Instagram, futbollisti brazilian ka zyrtarizuar lamtumirën nga futbolli. Një aventurë e gjatë e mbushur me suksese: një kampionat brazilian, një titull në Itali, një Superkupë Italie, një kampionat spanjoll, një kupë Spanje dhe një superkupë spanjolle brenda kufijve kombëtarë dhe më pas, në kompeticionet europianë dhe botërorë, një Champions League, dy Superkupa UEFA, një Botëror Klubesh dhe gëzimi për Botërorin 2002 të fituar në Korenë e Jugut dhe Japoni me Brazilin (përveç dy Kupave të Konfederatave në 2005 dhe 2009).
https://www.youtube.com/watch?v=CYNJor4MOGU
Lamtumira – “Topi i Artë 2007” abdikon, duke falënderuar Zotin me një postim: “Ishte shumë më e bukur nga sa mund ta imagjinoja. Faleminderit. Tani jam gati për një tjetër udhëtim, në emrin e Zotit! Amen”. Ançeloti, në vitin 2003, e bëri të madh me fanellën nr.22 të Milanit veshur, deri te fitorja e Champions në 2007, që shumë pati ndikim te dhënia e çmimit nga “France Football”.
Më pas, në 2009, kalimi te Real Madridi me më pak se 70 mln euro: vite të vështira, deri te rikthimi kuqezi. Dhe, në 2013 kalimi në MLS, te Orlando.
Dhe kushedi si do të jetë e ardhmja, ndoshta sërish me ngjyrat kuqezi dhe me një zyrë të tijën, ose nëpër botë, si një “misionar”.