Iliria ka nisur dje seancat stërvitore në prag të startit të pjesës së dytë të kampionatit, ku Fushë-Krujasit e nisin në shtëpi, teksa presin Bylisin. Gjatë kësaj periudhe përgatitore me Ilirinë janë stërvitur mjaft futbollistë të tjerë, por stafin teknik e ka bindur vetëm Tadiong i cili në ditët në vijim pritet që të hedhë edhe firmën në kontratë. Ndërsa Lluka dhe Lamptey nuk kanë arritur që të bindin stafin teknik për të qëndruar, e në këtë mënyrë nuk do të jenë pjesë e Ilirisë.
Te Fushë-Krujasit nuk ka pasur vetëm lëvizje në hyrje, por edhe janë larguar futbollistë. Kështu, edhe pse dokumentacionin e kanë ende te Iliria, sulmuesi Anton Lleshi dhe mesfushori Donald Mëllugja, nuk kanë dalë fare në stërvitje me por janë aktivizuar me ekipe të tjera, konkretisht Lleshi me Korabin dhe Mëllugja me Burrelin. Shkaqet tashmë dihen, dhe ende vazhdon e njëjta situatë, futbollistët kanë marrë vetëm dy rroga gjithsej, ndonëse premtimet vazhdojnë se gjithçka do të likuidohet brenda pak ditëve.