Lampardin e shpëton një mbrojtës me Leicesterin, Chelsea e ndan pikën me dhelprat

Leicester dhe Chelsea kanë luajtur sot ndeshjen e tyre të 25-të në kampionatin anglez. Të dyja skuadrat janë ndarë në paqe nga ky takim që pati shifrat 2-2 si rezultat final. Pjesa e parë do të përfundonte në një barazim pa gola, ndërsa e dyta do të kishte një fytyrë krejt tjetër. Do të ishte fillimisht Rudiger ai që do të hapte serinë e golave dhe një gjë të tillë do e bënte vetëm 1 minutë pas fillimit të fraksionit të dytë të lojës.

Por “dhelprat” do të kundërpërgjigjeshin në të 54-tën me anë të një goli mjaft të bukur të ardhur nga këmbët e Barnes. Vetëm 10 minuta më pas do të ishte Chilwell ai që do të përmbyste shifrat, duke i dhënë Leicesterit avantazhin e përkohshëm. Ndërkohë baraspesha do të vinte nga Rudiger, i cili në minutën e 71 dërgon topin në rrjetë me anë të një gjuajtjeje të goditur bukur me kokë, duke marrë kështu vendin e sulmuesëve në këtë ndeshje për blutë e Londrës./Sport Ekspres/

|

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *