“Lamborghini” dhe dy ora Rolex/ Në mesin e luksit, Taulant Xhaka reklamon përfitimet e të qenit futbollist

Përveç kënaqësisë që të jep futbolli, ofron si famën ashtu dhe të mirat materiale. Mesfushori shqiptar, Taulant Xhaka e tregon më së miri këtë në foton e fundit të shpërndarë në Instagramin e tij.

Në këtë foto të publikuar shihet se futbollisti i Bazelit ka në duar dy ora super të shtrenjta të markës “Rolex”, teksa po nget makinën “Lamborxhini”. Vlerat e orave mund të shkojnë në shifrat 20,000 euro secila, ndërsa Lamborxhini e ka vlerën rreth 200,000 dollarë. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *