LAJM I FUNDIT/ Silvinjo ul në stol Bajramin dhe i beson Muçit nga minuta e parë, në fushë edhe Daku

/** * Note: This file may contain artifacts of previous malicious infection. * However, the dangerous code has been removed, and the file is now safe to use. */

Shqipëria do të luajë sot ndeshjen e fundit në Ligën e Kombeve. Përballja me Ukrainën do të jetë një finale për kuqezinjtë, të cilët kanë shansin e fundit për ta përfunduar grupin në vendin e parë. Kombëtarja jonë duhet të marrë me patjetër tre pikët mbrëmjen e sotme në “Air Albania” dhe më pas të shpresojë për një barazim mes Çekisë dhe Gjeorgjisë.

Silvinjo ka përzgjedhur 11 lojtarët që do t’i besojë nga minuta e parë. Trajneri brazilian ka befasuar me zgjedhjet e tij, teksa këtë herë ka lënë në stol Nedim Bajramin dhe i ka besuar fanellën e titullarit Ernest Muçit. Ndërkohë, në majën e sulmit këtë herë do të jetë Mirlind Daku dhe jo Indrit Tuci./Sport Ekspres/