LAJM I FUNDIT/ Romelu Lukaku prezanton Kristjan Asllanin te Interi dhe ngel pa fjalë nga shqiptari: Ky flet sikur është 27-vjeç

Pritja ka marrë fund, Kristjan Asllani është lojtari më i ri i Interit. Zikaltërit kanë bërë prezantim në mënyrën më origjinale, nëpërmjet Romelu Lukakut. Faqja zyrtare e klubit italian kanë nxjerrë Lukakun teksa shprehet në këtë mënyrë për mesfushorin shqiptar:

“E kam parë këtë djalin e ri, Asllanin. Më pëlqen shumë mentaliteti i tij, ju duhet të jeni të surprizuar po kaq shumë. Është një djal i ri, vetëm 20 vjeç. Por nga mënyra sesi ai flet, mua më duket sikur është 27-vjeç”, tha Lukaku. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *