Armando Broja te Ipswich ishte një transferim i mbyllur. Në mediat britanike u raportua se ishin mbyllur edhe testet mjekësore, ndërsa pritej vetëm zyrtarizimi i klubit anglez.
Megjithatë ky zyrtarizim ka zgjatur shumë dhe nga The Guardian vijnë lajme të reja. Sipas tyre, transferimi i Brojës te Ipswich mund të dështojë për disa probleme të dokumentave që lidhen mes Brojës dhe Ipswich dhe jo me Chelsea. Ipswich po sheh edhe për sulmues alternativ në treg nëse nuk arrijnë marrëveshjen me Brojën.
Ndërkohë në Britani ngrejnë dyshime se shqiptari është tunduar nga Evertoni dhe po zgjat marrëveshjen me Ipswich për të bërë një hap pas dhe për të kaluar te Everton. /Sport Ekspres/