LAJM I FUNDIT/ “Nuk kam fjalë ta përshkruaj”, Armando Broja flet pas golit me Chelsea: Po kryqëzoja gishtat që ta quanin, skenë joreale

/** * Note: This file may contain artifacts of previous malicious infection. * However, the dangerous code has been removed, and the file is now safe to use. */

Emri i Armando Brojës shkruhet në histori! Sulmuesi shqiptar arriti që të realizonte një gol fantastik kundër Ëolves. Ky futbollist do të aktivizohej në minutën e 70 të takimit, atje ku rezultati ishte 2-0. Në minutën e fundit ishte momenti që Broja të merrte kryeqendrën e vëmendjes me një gol nga distanca. Kjo ishte hera e parë që një lojtar i Shqipërisë arrinte të realizonte me fanellën e Chelsea.

Menjëherë pas ndeshjes, sulmuesi ka dhënë përshtypjen e tij. “Është gjithmonë një pritje kur arbitrat kontrollojnë për një pozicion jashtë loje të mundshëm. I mbaja gishtat të kryqëzuar, por mendova se e kisha matur mirë hapin tim.

Faleminderit tifozëve për mbështetjen. Ishte joreale, kam pritur për golin tim të parë. Është një moment surreal. Nuk mund ta përshkruaj me fjalë. Të gjithë e dinë se në një nga klubet më të mëdha në botë do të ketë konkurrencë. Kjo na ndihmon të gjithëve të zhvillohemi si lojtarë. Ne kemi një skuadër të madhe, të gjithë duhen në çdo kohë”, u shpreh Broja. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *