Shqipëria do të përballet në mbrëmjen e sotme kundër Izraelit. Kjo përballje do të nisi në orën 20:45, duke i mbërthyer të gjithë shqiptarët para ekranit. Fitorja është detyrim dhe e vetmja mënyrë sesi kuqezinjtë mund të arrijnë në vendin e parë.
Formacioni zyrtar është publikuar vetëm para pak minutash dhe “Sport Ekspres” e sjell për lexuesit: “Strakosha, Hysaj, Ajeti, Ismajli, Balliu, Abrashi, Gjasula, Laçi, Asllani, Cikalleshi, Broja”. Vlen të theksohet se Asllani do të jetë në rolin e “kamerierit” mbrapa sulmuesëve, për të servirur Cikalleshin dhe Brojën. /Sport Ekspres/