Në ditën e sotme është hedhur shorti i eleminatoreve të Europianit. Shqipëria ka mësuar kundërshtarët që e ndajnë nga Gjermania, atje ku do të zhvillohet ky kompeticion. Shorti ka treguar këtë grup për kuqezinjtë: “Poloni, Çeki, Shqipëri, Ishujt Faroe dhe Moldavi”.
Më mirë nuk mund të kishte duke parë grupet e tjera dhe vështirësitë, teksa dy vendet e para kalojnë direkt në Europian. /Sport Ekspres/