LAJM I FUNDIT/ Kristiano Ronaldo nuk i përket më Juventusit! Portugezi e luajti ndeshjen e fundit në Itali, largohet përfundimisht

Kjo merkato e verës ka pasur shumë zhvillime dhe ka qenë nga më të nxehtat e viteve të fundit. Jo vetëm lëvizje të lojtarëve të njohur në treg, por edhe të dy më të mirëve në qarkullim. Lionel Mesi do të largohej nga Barcelona për të shkuar te PSG, ndërsa tanimë ka ardhur momenti i Kristiano Ronaldos. Fabrizio Romano është kthyer në “mbretin e merkatos” në Itali. Nëse raportimi vjen prej tij, ka të njëjtën vlerë si zyrtarizimi i klubit.

Vetëm pak minuta më parë, Romano shkruan se është konfirmuar gjithçka dhe Kristiano Ronaldo ka vendosur përfundimisht që të largohet nga Juventusi. Sulmuesi i ka kërkuar bardhezinjëve që të shitet, ndërsa nuk do të jetë i pranishëm për ndeshjen e radhës në kampionat. Pra portugezi e zhvilloi takimin e fundit me fanellën e Juventusit, ndërsa në orët në vijim pritet oferta zyrtare e Manchester City. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *