Në ditën e sotme është hedhur shorti për Ligën e Kombeve. Kosova ka njohur kundërshtarët e saj për këtë kompeticion teksa ndodhet në Ligën C. Kështu për dardanët, goglat kanë rezervuar rivalë si Greqia, Irlanda e Veriut dhe fituesi i çiftit Qipro-Estoni.
Tashmë për çështje minutash edhe Shqipëria do të njoh rivalët. Kuqezinjtë ndodhen në Ligën B dhe ka ardhur momenti që goglat të zgjedhin kundërshtarët e ardhshëm të djemëve që drejtohen nga Reja. /Sport Ekspres/