LAJM I FUNDIT/ “Ia dalim ende për vendin e parë”, Reja flet para dy finaleve: Nuk qahem për mungesat, ky grup është gati

Shqipëria do të përballet kundër Israelit dhe Islandës për ndeshjet e Ligës së Kombeve. Në konferencën për shtyp ka dalë edhe trajneri i Kombëtares, Reja. Italiani ka treguar gjendjen e futbollistëve para këtyre finaleve të rëndësishme.

“E dimë se do të jetë e vështirë. Këto janë ndeshje vendimtare, duhet të bëjmë llogaritë me lojtarët tani. Nuk duhet të qahem. Na mungojnë lojtarë me rëndësi të madhe, por ne besojmë deri në fund. Fola për Çekiçin, ka problem muskular, do të vijë këtu dhe do ta shohim. E njëjta gjë dhe me Baren. Ka probleme muskulare, do ta shohim këtu.

Jemi të gjallë ende. Kështu na ndodhi edhe me Poloninë, më vjen keq që në momentin vendimtar goditemi me mungesa. Hoxhallari? Luan në krahë të majtë, problemet tona janë në qendër. Nuk dua të marrë shumë lojtarë me vete pasi në fund dërgohen në tribunë, pastaj mërziten. Jemi akoma në lojë për vendin e parë. Mendoj se mund t’ia dalim.

Mund të luajmë me një sulmues dhe gjysmë sulmues para. Mund të dalim dhe me tre përpara. Por Bajrami nuk po kalon moment të mirë, Çekiçi ka probleme muskulare. Presionin e shoh në mënyrë positive, Israeli luan fortë në shtëpi. Duhet të kemi bindjen se do ia dalim”, tha Reja. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *