Një interes i jashtëzakonshëm është në Itali sa i përket akordit që Interi po arrin me Kristjan Asllanin. Pak minuta më parë, menaxheri i mesfushorit shqiptar ka qenë në selinë e klubit të Interit për të diskutuar edhe detajet e fundit të marrëveshjes.
Menjëherë pas daljes së tij, gazetarë të shumtë e kanë rrethuar për të marrë më shumë përgjigje. “Takimi shkoi mirë, do të marrë pak ditë deri sa të zyrtarizohet Asllani te Interi. Të dy klubet kanë arritur marrëveshjen.
Të gjithë palët janë gati për të shtyrë përpara. Ne ishim shumë të lumtur kur merrnim interesime nga klube të tilla. Kush tjetër e donte? Po më mirë se këtu, nuk ka”, tha menaxheri Elio Berti. /Sport Ekspres/
#Asllani, agente annuncia: “Società hanno trovato l’accordo. C’era anche il #Milan? Meglio di qui…”
? @ivanfcardia pic.twitter.com/r1V6VPM6MF— TUTTOmercatoWEB (@TuttoMercatoWeb) June 17, 2022
Letteralmente: “Altre squadre? Eravam qua…meglio di qui…” @fcin1908it #Fcinter1908 #Asllani #accordo??? pic.twitter.com/ABcLvFd1Fy
— Daniele Mari (@marifcinter) June 17, 2022