Lacio i vendos çmimin Strakoshës

Thomas Strakosha është në shitje, por me kushtet e Lacios. Ditët e fundit Corriere Dello Sport raportoi se Bajer Leverkuzeni ka bërë ofertë zyrtare prej 30 milionë eurosh për portierin e kombëtares shqiptare.

Megjithatë, natyrisht Lacio ka refuzuar, pasi bëhet fjalë për një ndër portierët më të mirë në Serinë A dhe mbi të gjitha Strakosha është ende në hapat e para të karrierës.

Në futbollin aktual shifrat e merkatos janë anormale, aq sa Roma kërkon mbi 70 milionë për portierin brazilian Alison, ndaj Lacio nuk lëshon lehtë.

Gjithsesi, klubi roman nuk e konsideron të paprekshëm portierin shqiptar, i cili më ofertë prej 40 milionë eurosh do të shitet, shifër e shkëlqyer, që do të sillte fitim kolosal për Lacion.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *