Laçi reagon për Naubuezen dhe kritikë për mediat: Çuditërisht doli me problem në zemër tani

Naubueze është sulmuesi më i mirë i Superiores aktualisht. Futbollisti i Laçit ka arritur të shënojë 11 gola deri tani dhe këto shifra janë vërtet të frikshme. E kur e gjithë vëmendja është pikërisht te ky sulmues, në media publikohet edhe historia e mëparshme e Naubuezes, që ka pasur edhe probleme me zemrën.

Kështu, Laçi ka reaguar duke u shprehur se çuditërisht këto informacione publikohen tani dhe jo më parë, pasi ky sulmues po bën gjithçka mirë në Superiore. Gjithashtu ka një këshillë edhe për mediat që të informojnë saktë lexuesit dhe të publikojnë gjithçka që gjendet në median online.

Reagimi i plotë

“Kirian Nuabueze është një nga lojtarët tanë kryesorë dhe shifrat janë ato që flasin për të. Ditën e sotme është raportuar në media për një problem në zemër të sulmuesit tonë, referuar atyre çka shkruajnë mediat e huaja, në Slloveni kryesisht. Çuditërisht, kur kanë kaluar 11 javë kampionat, kur Nuabueze ka shënuar 11 gola, kur i ka shënuar Hapoel Beer-Sheva dhe ka marrë lavde për ato që ka dhënë në fushë, gjendet një problem që mund të ketë objektiv edhe shpërqendrimin tonë.

Klub Football Laçi ka qenë në dijeni mbi problematikën që lidhet me Nuabueze dhe normalisht është interesuar shumë para se të nënshkruante me të. Jemi në dijeni që lojtari ynë ka bërë një ndërhyrje në kujdesin e kardiologut më të mirë në botë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, i cili edhe e ka garantuar atë dhe ne që Nuabueze mund të luajë futboll në nivele të larta. Që lojtari ynë të luante në kualifikueset e Europa League, do të duhet të kalonte me sukses testet mjekësore, sikurse i ka kaluar edhe testet fizike.

Klubi ynë ka dorëzuar në UEFA një raport të detajuar të gjendjes së lojtarit dhe problematikës shëndetësore që ai ka dhe kemi marrë “OK”-in. Sikurse edhe kuptohet, Nuabueze mund të luajë lirisht si futbollist profesionist, sikurse ka bërë më parë në SHBA, Armeni, Slloveni, Maqedoni, Kosovë dhe së  fundi me Laçin, këtu në Shqipëri.

Klubi ynë është i shqetësuar për gjendjen shëndetësore të çdo futbollisti dhe kurrsesi nuk do të donte të rrezikonte jetën e ndonjërit prej tyre. Edhe njëherë, kërkojmë nga mediat dhe kushdo tjetër që të informojë saktë, jo thjeshtë bazuar nga informacionet që mund të gjejnë online. Nuabueze është i shëndetshëm dhe i gatshëm të japë maksimumin e tij për të realizuar objektivat që kemi si klub. Kjo është e gjithë e vërteta rreth tij”

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online