Laçi nuk ka preferuar të largohet nga Shqipëria këtë janar dhe po i kryen stërvitjet në kompleksin e ekipeve Kombëtare në Kamzë. Sot skuadra e drejtuar nga Gentian Mezani ka luajtur miqësoren e parë për vitin e ri, duke u ndeshur me Dinamon.
Përfundoi 1-1,në një sfidë ku u provuan thuajse të gjithë lojtarët.
Xhixha shënoi për Laçin, ndërsa Ilir Allmuça shënoi për blutë e drejtuar nga Igli Allmuça.