Laci-Kastrioti 4-1 Adeleke 40’, Shehu 42’, 63′ Qato, Zarubica 89’/ Ajazi 38’
Laçi i Shpëtim Duros është treguar fantastik dhe ka shumë vend për t’u duartrokitur. Pavarësisht se Tirana do të shpallej zyrtarisht edhe fituesja e Superiores për këtë sezon në ditën e djeshme, kjo nuk ishte arsyeja që kurbinasit të ulnin marshin ndaj Kastriotit.
Miqtë kaluan në avantazh me anë të Spartak Ajazit që shënoi në minutën e 38 nga penalltia pas një prekje me dorë të topit. Ndërkohë pas vetëm dy minutash ishte Adeleke që barazoi shifrat. Në minutën e 43, Shehu arriti të shfrytëzonte bukur pasimin e Deliut për të përmbysur gjithçka.
Për të kalur në pjesën e dytë, teksa ishte Qato që shfrenoi imagjinatën me një goditje nga 30 metra. Tërësisht e fortë dhe e saktë, ku pavarësisht se topi shkoi qëndror, Sali e kishte të pamundur për të reaguar. Për të përmbyllur listën e golashënuesve mendoi Zarubica me një tjetër goditje të bukur në brendësi të zonës, për të vulosur shifrat në 4-1. /Sport Ekspres/
Laçi: Dajsinani, Roganovic, Turkaj, Malota, Velija, Ujka, Shehu, Deliu, Adeleke, Guindo, Mazrekaj.
Kastrioti: Sali, Neziri, Dida, Selmani, Rami, Onanuga, Okebugwu, Kodra, Basha, Greca, Ajazi.