Laçi i pamëshirshëm, vjen goli i dytë

Sezoni për Kamzën luhet ndaj Laçit. Një fitore sot për të besuarit e Ahmatajt do të zgjidhnin gjithçka sa i përket mbijetesës. Në Kamzë e dinë se sot luhet fati i gjithë sezonit dhe 3 pikët do të ishin fundi i lumtur për ta.

Nuk do e kenë të lehtë ndaj Laçit që kërkon me çdo kusht të marrë një tjetër sukses, për t’iu afruar akoma dhe më shumë vendit të katërt, që për ta do të vlente pjesëmarrjen në Europa League, sepse ndodhen në finalen e Kupës së Shqipërisë me Skënderbeun. Një ndeshje tejet interesante, ku vëmendja për këtë sfidë do të jetë  madhe si nga Shkodra ashtu dhe nga Vlora. Kamza duhet të bëjë pa kapitenin dhe njëkohësisht pa shënuesin më të mirë sot, Sebino Plakun.

Kamza – Laçi       1-2

Shënues: Rezi 85′ / Rexhinaldo 2′, Xhixha 89′

Kamza: Avdyli, Idrizaj, Arrabal, Çukoviç, Zguro, Zefi, Frashëri (Mumajesi 72′), Ymeri (Rezi 54′), Malaj, Fili, Fukui (Kuqi 67′). Trajner: Julian Ahmataj.

Laçi: Selmani, Fangaj, Qaqi, Gjoni, Sefgjini, Jonuzi, Shtubina (Lulaj 60′), Lushkja, Nika, Uzuni, Rexhinaldo. Trajner: Gentian Mezani.

Kartonë të verdhë: Zguro 50′, Çukoviç 70′, Frashëri 85′ / Lushkja 15′, Bushi 90’+1

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *