Ndeshja e djeshme ka qenë e veçantë për mbrojtësin e Laçit Ademir Ribeiro. Braziliani ka mbyllur aventurën e tij kurbinase dhe gjithashtu do të largohet nga Shqipëria.
32-vjeçari nisi sezonin e dytë si laçian dhe ishte titullar në fillim të sezonit, por një dëmtim serioz e ka ndalur dhe tashmë vendimi i brazilianit është mbyllja e kontratës dhe me shumë gjasa e karrierës.
Ademir ka fituar titullin kampion në Korçë në vitet 2013 e 2014.
Pas ndeshjes së djeshme lojtarët e Laçit kanë festuar me brazilianin, duke i kushtuar fitoren.
“Paçi fat djema! Do ju mbështes gjithmonë”, shkruan Ademir në faqen e vet në Facebook.