EA Sports, e cilat merret me krijimin e video lojërave, duke përfshirë FIFA-n e njohur globalisht, do të jetë sponsori kryesor i La Ligës spanjolle. Sipas Marca, ndryshime do të ndodhin në të gjithë elementët vizualë si logot dhe grafika. Në mesin e korrikut La Liga njoftoi zyrtarisht se po i vjen fundi bashkëpunimit me sponsorin aktual Santander Bank dhe që nga ajo kohë kryesia e La Ligës është në kërkim të një sponsori të ri.
U shfaq një zgjidhje interesante dhe shumë fitimprurëse, EA Sports. Me këtë sponsor La Liga do të fitojë 30 milionë euro në vit, ndërsa me Santander fitoi “vetëm” 17 milionë në vit. Marca gjithashtu shkruan se LaLiga do t’i nënshtrohet një “ndryshimi të plotë të fytyrës”. Ndryshimet do të ndikojnë në emrin dhe të gjithë elementët vizualë. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/