La Irlandën dhe erdhi te Shqipëria, Kevin Zefi largohet nga grumbullimi i Shpresave

/** * Note: This file may contain artifacts of previous malicious infection. * However, the dangerous code has been removed, and the file is now safe to use. */

Kombëtarja U-21 vazhdon përgatitjet në kuadër të dy ndeshjeve miqësore ndaj Greqisë dhe Luksemburgut.

Ekipi kuqezi është stërvitur në kompleksin Tropikal në Durrës, ndërsa pas largimit të Gjergji Kotës dhe Ledjo Tresës nga grumbullimi për arsye dëmtimi, me grupin është bashkuar Renaldo Torraj.

Sakaq, nga grumbullimi është larguar edhe Kevin Zefi për arsye dëmtimi, ndërsa trajneri Alban Bushi ka ftuar Jordi Jakun e Bologna-s, i cili do të bashkohet menjëherë me skuadrën.

Ekipi kuqezi do të udhëtojë drejt Greqisë ditën e nesërme, ndërsa ndeshja do të luhet të premten në stadiumin “Serres Municipal”, në orën 16:00.