Jemi ende në muajin e tretë të vitit 2020, por që nuk ka nisur mbarë, përkundrazi, është mjaft tmerrues. Aqsa të bën të kërkosh për të kaluar menjëherë në atë pasardhës, nëse gjërat mund të bëheshin kaq thjeshtë.
Nga zjarret e mëdha të rëna në Australi, te ndërrimi i jetës së Koby Bryant, për të vazhduar me Koronavirusin, ndërsa këtë herë tronditet edhe boksi. Figura legjendare Roger Mayweather ka ndërruar jetë gjatë ditës së sotme. Dy herë kampion bote dhe një trajner ikonë, që do të mbahet mend përjetësisht.
Shëndeti i 58-vjeçarit ishte rënduar prej disa vitesh, ndërsa sot ka ndërruar jetë. Roger Mayweather ishte njëkohësisht xhaxhai dhe trajneri i Floyd Mayweather. /Sport Ekspres/