“Ky mision fisnik”! Armand Duka uron për ditën botërore të gazetarëve sportiv: Vlerësim për të gjithë

Armand Duka ka uruar ditën botërore të gazetarëve sportivë. Nëpërmjet një reagimi në faqen zyrtare në “Facebook”, presidenti i FSHF vlerëson çdo person që punon për të informuar publikun mbi informacionet sportive. Gjithashtu duke inkurajuar për vazhdimin e punës, Duka kërkon që të punohet së bashku për të zhvilluar edhe më tepër futbollin në Shqipëri.

Të dashur miq të medias!

Sot në Ditën Botërore të Gazetarëve Sportivë, atyre që përcjellin çdo ditë e pa u lodhur informacionin rreth sportit përmes medias për miliona qytetarë, dua t’ju përcjell urimet më të përzemërta dhe sa më shumë suksese në këtë misionin fisnik! Dua të vlerësoj e përgëzoj çdo gazetar sportiv në Shqipëri, ato që punojnë aktualisht dhe ata që kanë dhënë kontributin e tyre ndër vite.

Edhe një herë Federata Shqiptare e Futbollit i inkurajon gazetarët sportivë që të vazhdojnë punën e tyre për informimin e opinionit publik dhe në të njëjtën kohë ta na mbështesin në zhvillimin e mëtejshëm të futbollit shqiptar. FSHF mbetet e hapur për të bashkëpunuar dhe të sjellë emocionet e futbollit te sportdashësit shqiptarë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *