“Ky është Zllatani“/ Firmos paqen me Ibran dhe e thërret te Suedia, trajneri: E kotë të gërmosh intatet e vjetra

Zllatan Ibramhimoviç rikthehet pas pesë vitesh në Kombëtaren suedeze. Sulmuesi i Milanit po kalon një rini të dytë në Serie A, ku edhe pse 39 vjeç, ka arritur të udhëheqë ekipin drejt suksesit dhe të regjistrojë statistika fantastike. E shkuara mes tij dhe trajnerit Anderson nuk ka qenë pozitive, me dyshen që shpesh herë kanë lëshuar thumbime dhe kritika në distancë përgjatë këtyre viteve.

Por ashtu sikurse edhe vetë kreu i pankinës së Suedisë shprehet: “Është e kotë të gërmosh inatet e vjetra“. Mes palëve është firmosur paqja dhe Ibrahioviç do të veshë përsëri fanellën e verdhë për ndeshjet e muajit mars, ku përballë do të ketë edhe Kosovën. “Kthimi i Zotit“, kështu e ka njoftuar gjiganti viking rikthimin e tij në Kombëtare, pikërisht në stilin Ibra.

“Ky është Zllatani“, shprehet Jan Anderson në konferencën për shtyp lidhur me mënyrën se si 39-vjeçari ka vendosur të prezantojë rikthimin e tij në Kombëtare. Më tej shprehet se sulmuesi i Milanit do të jetë pjesë e skuadrës për Kampionatin Europian, që do të mbahet këtë verë.

“Është e kotë të gërmosh inatet e vjetra. Mënyra për të shkuar përpara. Unë jam i lumtur që Ibrahimoviç nuk është më i dëmtuar dhe që ai ka qenë në gjendje t’i përgjigjet thirrjes. Ai do të jetë pjesë e skuadrës për Kampionatin Europian. Por kemi biseduar hapur për njëri-tjetrin siç ndoshta nuk e kemi bërë kurrë më parë”, ka thënë Jan Anderson./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *