Ky është momenti kur “fiket” si me buton, Edon Zhegrova fillon prapë nga deklaratat si dikur: Unë ndryshoj lojën në pak minuta

Një prej futbollistëve shqiptarë që nuk i ka marrë maksimumin karrierës së tij është Edon Zhegrova. Aftësi të jashtëzakonshme zotëron, por sjellja dhe mënyra e të menduarit të gjërave e ka lënë shumë mbrapa pikës që duhej të ishte.

Nuk janë të pakta herët kur Edon Zhegrova shpërthen, nis të jap deklarata të frikshme dhe më pas fiket si me buton. Tani jemi në momentin e shpërthimit, teksa në ndeshjen e fundit, lojtari i Kosovës shënoi 2 gola i ardhur nga stoli, duke i dhënë fitoren 3-1 Lille. Në një intervistë për mediat franceze, Zhegrova shprehet se është lojtari që i ndryshon fatet e ndeshjes në fare pak minuta.

“Edhe nëse hyn në lojë për pesë, dhjetë apo 20 minuta, duhet ta japësh më të mirën nga vetja çdo herë që trajneri ta jep rastin. Është po ashtu stil i lojës sime, sepse unë mund ta ndryshoj lojën në pak minuta. Këtë e bëra dhe jam mjaft i lumtur që ia sigurova tri pikë ekipit”, tha Zhegrova, që jo pak kohë më parë u shpreh se do të arrinte te Barcelona. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *