Deklarata e trajnerit Xhovani Kolela pas ndeshjes së fundit në kampionat ka hapur debat në studion e emisionit “Ora Sport“ në “Ora TV“. Si një tifoz i Partizanit, Roland Çelmeta ka shprehur pakënaqësinë e tij me kreun e pankinës së “demave të kuq“. Ai e konsideron papërgjegjshmëri nga ana e Kolelës mënyrën e të shprehurit në deklarata.
“Kjo është papërgjegjshmëri. Ti pretendon të dalësh kampion dhe ke presion psikologjik e del barazim 1-1 me Kastriotin. Kjo ishte përgjigje me tendencë për gazetarët. Ky ende nuk e ka kuptuar që është trajner i Partizanit”, ka thënë Roland Çelmeta./Halit Delibashi-Sport Ekspres/