Dhimbjet e kokës sa vijnë e shtohen për Rejën. Sikur të mos mjaftonte fakti se Shqipëria do të zbresi thuasje me formacion të dytë në ndeshjet e fundit të muajit për Ligën e Kombeve, vjen një tjetër dëmtim.
Endri Cekici ka shënuar një euro gol para pak minutash ndaj Galatasaray. Pak më vonë mesfushori shqiptar do të provonte një tjetër perlë nga e njëjta distancë dhe u ndal vetëm nga shtylla. Por në të 30 lojtari i Kombëtares ka pësuar një dëmtim dhe u zëvendësua menjëherë.
Frika është e madhe teksa po afrohen takimet e Shqipërisë, teksa Cekici ishte mes atyre pak lojtarëve në formë duke ditur se pjesa më e madhe nuk ka minuta apo janë të dëmtuar. /Sport Ekspres/