“Ky derbi do të mbyllet në barazim, Tiranës i leverdis”! Alban Tafaj tregon arsyen: Do ndihen zërat për largim të Kolelës te Partizani

Në orën 19:00 do të fillojë derbi mes Partizani dhe Tiranës. Në një lidhje Skype për emisionin “Sport Magazine” që moderohet nga Drilon Xhepollari ishte edhe Alban Tafaj. Ky i fundit parashikoi derbin e mbyllur në barazim, ndërsa shpreh sigurinë që zërat për largimin e Kolelës do të kenë ndikimin e tyre tek të kuqtë.

“Unë mendoj se ky derbi do të mbyllet në barazim. Tiranës i leverdis edhe barazimi se lë mbrapa Partizanin. Mendoj barazim pasi të dy ekipet kanë një ngërç, do të ndihet me patjetër kjo edhe në derbi. Tirana dhe Partizani nuk vijnë nga një formë e mirë në kampionat. Në fillim fitoi Tirana, pastaj Partizani dhe tani mendoj se do të mbyllet në barazim.

Mendoj se do të ndikojnë edhe zërat për largim të Kolelës te Partizani. Shoh problem në leximin e lojës nga Kolela. Kjo duket qartë se bën shumë zëvendësime dhe ndonjëherë rrezikon në fund se nuk ka më asnjë alternativë për ta hedhur nga stoli”, tha Tafaj. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *