“Kush ka më shumë rrezik”? Duka e pyet Piperon në emision: Vështirë të mos pështysh, futbolli të nisë për 6 ditë

Shteti shqiptar e ka lënë të paqartë botën e futbollit, teksa vazhdon të mos japë një datë për të rinisur sërish, qoftë edhe stërvitjet. Ministria Manastirliu do të deklaronte se futbolli përfshihet te zona me rrezikshmëri të lartë, por nga krahu tjetër shohim në Tiranë rrugë të mbushura me njerëz që për hir të së vërtetës nuk janë më të sigurta se fusha sportive.

Mjeku Pipero prej disa ditësh është ka bërë të qartë mendimin e tij se nuk ka arsye për të mbajtur ende peng futbollin dhe në të njëjtën linjë mbetet ende.
Pipero ka qenë i ftuar ditën e sotme në “Syri TV“ së bashku me kreun e FSHF-së, Armand Duka, i cili nuk ka ngurruar t’i shtojë drejtpërdrejt pyetjen mbi rrezikshmërinë e futbollit atij që kohët e fundit shihet si burimi më i sigurt i informacionit në lidhje me pandeminë.

“Kush është me më shumë rrezik, lojtarët që stërviten në 10.000 metra katrorë apo sheshet me plot njerëz? Nëse virusi i dëmton ende lojtarët, atëherë të na thonë se edhe për sa kohë nuk do të luhet futboll”, i drejtohet Duka Doktor Pëllumb Piperos. Ndërkohë ky i fundit e thotë hapur se stërvitja duhet të nisë brenda javës.

“Për mendimin tim brenda 6-7 ditësh duhet që të nisi stërvitja. Por sigurisht që me protokolle të caktuara dhe nëse ato nuk do të zbatohen, rrezikohen sëriozisht lojtarët. Një pjesë e madhe e lojtarëve janë faza moshore më pak e rrezikuar nga pandemia, prandaj futbolli duhet të nisë. Por është e vështirë të mos pështyhet në fushë”, është përgjigjur Pipero./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online