Kush i ngjan më shumë Italisë si kampione e Europës? Mancini përgjigjet: Milani dhe Atalanta, nuk është rastësi…

Mancini arriti që ta shpallte Italinë si kampione të Europës duke fituar finalen e madhe ndaj Anglisë. Por kush i ngjan më tepër “axurrëve” nga ekipet në Serinë A? Përgjigja është shumë e thjeshtë për trajnerin: “Milan dhe Atalanta”.

Arsyeja? Pikësëpari vlen të theksohet se flitet për dy ekipet e vetme në Serinë A që nuk e kanë ndërruar trajnerin e tyre. Ndërsa gjithashtu Mancini shton se i ngjasojnë Italisë pasi nuk kanë vlera individuale, por frymë grupi që rrit edhe lojtarët.

“Milani dhe Atalanta janë dy ekipet që i ngjajnë më shumë Italisë. Ata ngrenë shfaqjet e tyre falë lojës që bëjnë me frymën e grupit. Nuk është rastësi që janë dy ekipet e e vetme që kanë konfirmuar trajnerët nga 7 ekipet e mëdha. Pioli dhe Gasperini kanë të njëjtat karakteristika për vetë mënyrën sesi zgjedhin që të luajnë”, ka thënë Mancini. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *