Tirana bën sot 100-vjetorin e shpalljes si kryeqytet i Shqipërisë nga Kongresi i Lushnjës. Për këtë arsye ka pasur shumë urime në këtë ditë feste, por nuk mungojnë edhe diskutimet mes dy ekipeve të kryeqytetit që gjenden në Superiore.
Tifozat e Partizanit, ku përfshihet këtu “Baza 46” dhe “Ultras Guerrils”, e kanë bërë urimin e tyre për këtë festë të Tiranës, nën ngjyrat e kuqe. Gjithmonë shtrohet pyetja se kush e sundon kryeqytetin sa herë që afrohet derbi, ndërsa një magji të tillë mes dy tifozerive dhe spektaklin që vetëm ato e ofrojnë, do ta shohim sërish brenda pak ditësh. /Sport Ekspres/