Marash Kumbulla ka treguar shkurtimisht sesi po e kalon kohën në karantinë. Seria A është pezulluar deri në datën 3 prill dhe sipas të gjitha gjasave do të vazhdojë shtyrja, pasi Italia vazhdon në situatën anormale.
Mbrojtësi shqiptar e kalon gjithë kohën vetëm duke kaluar “Play Station”. Duke e mbajtur fortë në krahë për të treguar dashurinë që ka, sidomos në këtë kohë të izolimit në shtëpi, Kumbulla shkruan në rrjetet sociale:
“I dashur “Play Station”, nëse ti nuk do të ishte këtu…Unë kurrë nuk të kam dashur aq sa sot. Dhe ju rekomandoj që luani ose jo, qendroni në shtëpi. Tani kjo është gjëja më e rëndësishme. Bëni atë që ju pëlqen më shumë, por bëjeni nga shtëpia”, shkruan Kumbulla. /Sport Ekspres/