“Kurrë mos ndaloni së bëri qejf”, Marash Kumbulla ndriçon fëmijët e vegjël, e kanë si idhull frymëzimi

Marash Kumbulla ka qenë prezent në qendrën stërvitore “Paradiso’, atje ku përgatiten të rinjtë e Veronës në mosha më të hershme. Të gjithë e duan mbrojtsin shqiptar dhe këtu kurrsesi nuk mund të mungojnë apo ta dashurojnë më pak, brezi i ri te Verona.

Përkundrazi, atje e shohin edhe si idhull frymëzimi për mënyrën sesi i ka ngritur shkallët kaq shpejt, duke u kërkuar nga elita e Europës pas vetëm disa muajsh paraqitje me Veronën. Kumbulla ka bërë foto me fëmijët e vegjël, është argëtuar me ta dhe njëkohësisht ka firmosur topin me të cilin do të luhet në kampionatin e të vegjëlve. Në fjalimin e tij, mbrojtësi shqiptar i ka ndriçuar kështu fëmijët: “Të luaja për ekipin ku unë jam rritur është një emocion i bukur, ëndrra e çdo fëmije. Dita e debutimit tim në Seria A ishte një nga më të bukura e jetës. Unë iu uroj që të përjetoni të gjithë të njëjtin gëzim, si mua. Për të mbërritur në nivelet më të larta iu duhet sakrificë, seriozitet, përkushtim, passion dhe mbi të gjitha, nuk duhet të ndaloni kurrë së bëri qejf”, ka thënë Kumbulla. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *