Një prodhim i akademisë së Liverpulit që luan me Tiranën padyshim që tërheq vëmendje. I tillë është Majkëll Ngo. Media e njohur “Goal.com” i ka kushtuar një artikull sulmuesit shtatlartë, që numëron 16 asiste me bardheblutë. Shifra këto që e nxjerrin në pah edhe në Europë. Media në fjalë ndalet te gjithë karriera e Ngo, që nuk ka shkuar e gjitha sipas pritshmërive të tij dhe për këtë një pjesë të fajit e ka Van Dijk.
Sulmuesi i Tiranës u largua nga Liverpuli në drejtim të Kilmanokut, me synimin për t’u rikthyer përsëri në “Anfield”. Por për fat të keq një dëmtim i shkaktuar nga mborjtësi holandez e la 2 vite jashtë fushave pas 2 operacioneve të zhvilluara. Kjo bëri që karriera e tij të merrte një rrjedhë tjetër, duke e gjetur veten në Shqipëri flaë edhe Egbosë. Më tej “Goal.com” tregon se statistikat kanë folur vetë për Ngonë, që në 3 vite me Tiranën jo vetëm që ka shënuar, por edhe ka asistuar vazhdimisht, pavarësisht faktit se është një sulmues pykë 1.98 metra i gjatë.
Por ky shkëlqim në Superiore duket se e ka pasur një arsye, katapultimi sërish në Europë, masde edhe me klube të mëdha. Të paktën kështu thekson media në fjalë, që nuk lë pa përmendur edhe sjelljen e anglezit, që duket se është huazuar nga një lojtar për të cilin bën tifozeri, Mario Balotelli. Problemet e kanë ndjekur Majkëll Ngonë kohët e fundit te Tirana, ku ka pasur konflikte me trajnerin, duke bërë që në fund të refuzojë rinovimin për 2 vite me bardheblutë. E kjo për “Goal” ndodh sepse 27-vjeçari do të vërtetojë në Angli atë çfarë ka bërë në Superiore, megjithëse tingëllon e pabesueshme të ndodhi. “Kam ende diçka për të bërë në Liverpul. Mund të jetë një opsion për të ardhmen”, ishin fjalët që vetë Ngo ka thënë në 2014, kur pas largimit nga “Anfield” kishte synim rikthimin aty ku e nisi gjithçka./Halit Delibashi-Sport Ekspres/