Kur shakatë nuk priten mirë, Van Basten kthehet temë diskutimi për shprehjen naziste

Marco Van Basten ka qenë në qendër të kritikave në Holandë dhe shkak për këtë është bërë batuta e tij e tepruar. Gjithçka ndodhi pas intervistës së trajnerit gjerman të skuadrës Heracles me një gazetar të “Fox”. Teksa trajneri ishte gati për t’u larguar, legjenda e futbollit holandez i drejtoi fjalët “Sieg Heil”. Fraza përkthehet “urime për fitoren” dhe i gjithë problem është në faktin se një frazë e tillë përdorej nga nazistët në drejtim të liderit të tyre, Adolf Hitler.

Për këtë arsye opinioni publik nuk e ka mirëpritur aspak këtë veprim të Van Basten, që më pas do të jepte versionin e tij se ishte thjesht një shaka e tij për gazetarin e “Fox”, i cili është i kombësisë gjermane. “Nuk doja të shokoja askënd. Thjesh doja të bëja një shaka për gazetarin e “Fox”, Hans, që është gjerman. Kjo e imja ishte vetëm një shaka e pafatë”, do të shfajësohej Marco Van Basten./Sport Ekspres/