Kur nervozohej kthehet në “përbindësh”! Trajneri i Southampton e tenton si Reja me Armando Brojën: Nuk kemi presion nga Chelsea

Armando Broja shkëlqeu në këto takime të shtatorit me Shqipërinë duke realizuar dy gola dhe dhuruar dy asist në përballjet ndaj Hungarisë dhe San Marinos. Më herët ky sulmues nuk kishte arritur që të linte gjurmë në fushën e lojës dhe të përligjte pritshmëritë e mëdha mbi të te Shqipëria. Por mjaftoi një lënie në tribunë ndaj Polonisë dhe Broja u nervozua. Këtë herë “xixat” e lëshuara prej tij ishin shumë të bukura pasi lumturuan të gjithë shqiptarët.

Pa këtë ndjenjë që të shfaqi të gjithë vlerat e tij dhe të bëjë diferencën me patjetër, Broja humbet shumë. Në të njëjtën mënyrë po e tenton edhe vetë trajneri i Southampton për ta ndezur sulmuesin shqiptar. Hasenhutel ka komentuar edhe mbi një presion të mundshëm nga Chelsea pasi sulmuesi që i dha në huazim nuk po e sheh veten titulluar.

“Nuk është shumë larg. Pati ndikim të mirë në ndeshjen e fundit me Neëcastle. Na tregoi të gjithëve cilësitë e tij pasi erdhi këtu. Iu desh pak më shumë kohë se Livramento për të treguar sesa i mirë mund të jetë, por është ende një djalë që duhet të shtyhet fort në limite gjatë gjithë kohës.

Kur të zhvillohet më tepër, ka të gjitha cilësitë që mund të na ndihmojnë, patjetër. Mund të shënojë dhe është i shpejtë. Duhet të punojë shumë për të marrë një shans që të luajë dhe unë jam i sigurt se kam për ta marrë. Edhe nëse do të ishim nën presion nga Chelsea, më e rëndësishme është që Broja e meriton të luajë.

Por nuk bëhet fjalë për ndonjë presion nga Chelsea. Nëse Broja do të jetë më i mirë se sulmuesi tjetër që kemi, do të luajë. Dhe nuk ka të bëjë se sa duhet të paguajmë ne nëse nuk luan në fushë. Ajo që është e rëndësishme për mua është që Broja të më japi diçka që të tjerët nuk e kanë”, u shpreh Hasenhutll. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *