Andi Matraxhiu ishte i ftuar në studion e emisionit “Botërori Katar 2022“ në “Ora TV“, ku në mungesë të ndeshjeve të Kupës së Botës vëmendja është kaluar edhe nga futbolli shqiptar. Xhixha ishte sërish vendimtar në fitoren e Tiranës kundër Vllaznisë në Superkupën e Shqipërisë. Paraqitjet e tij kanë qenë të një niveli të lartë edhe këtë sezon, duke ngjallur interes nga skuadrat e huaja. Matraxhiu ka zbuluar se vetë Xhixha ka refuzuar ofertat nga klubet arabe, ndërsa e hapur qendron pista në Hungari.
“Xhixha është në fokus të shumë klubeve. Në Hungari di që është një pistë e hapur. Por kur martohesh apo fejohesh duhet edhe miratimi i babait, që në këtë rast i bie presidenti. Ai është nën kontratë. Di që ka pasur interes nga klube të Emirateve të Bashkuara Arabe, por lojtari nuk e preferon. Zakonisht lojtarët që janë 30 vjeç e sipër fillojnë e mendojnë për këtë lloj aventure. Kërkon një kampionat që të ekspozohet më mirë, duke pasur si shembull Uzunin”, ka thënë Andi Matraxhiu./Halit Delibashi-Sport Ekspres/