Marrëveshja duket e mbyllur dhe e kryer, Kristjan Asllani te Interi. Mesfushori shqiptar pritet të zyrtarizohet në ditët në vijim te zikaltërit pas super sezonit te Empoli. Ndërkohë ish-lojtari i kësaj të fundit, Francesco Pratali, ka folur në Tuttosport sa i përket Asllanit.
“Në nivel futbolli ai u rrit në zonën Butese, më pas në moshën 6-7 vjeç e këshillova të zgjidhte Empolin, ku luaja, është një klub që vlerëson të rinjtë. Ai me të vërtetë dukej si Oliver Hutton nga Holly dhe Benji që në atë moshë. Në moshën gjashtë vjeçare ai driblonte në një mënyrë të pabesueshme: kalonte orë të tëra duke u praktikuar në shesh dhe duke luajtur me miqtë. Kristjan ka qenë gjithmonë i fortë”, tha Pratali. /Sport Ekspres/