Në vitet e kaluara, futbolli kroat ka sjellë në skenë shumë talente të mëdha futbolli, dhe më i madhi prej tyre ishte Ante Coric. Mirëpo, karriera e mesfushorit ofensiv tashmë 26-vjeçar pësoi një rënie të madhe dhe pas muajsh pa klub, ai së shpejti do të rikthehet në fushë në radhët e klubit të ligës së tretë NK Kustoshi.
Ante Coric konsiderohej talenti më i madh në futbollin kroat disa vite më parë. Ai parashikohej të kishte një karrierë të shkëlqyer, por vendimet e gabuara i kushtuan dhe tashmë 26-vjeçari detyrohet ta shpëtojë në ligën e tretë Kustoshija.
Kulmi i tij ishte padyshim kalimi te Roma, atje ku nuk kishte hapësirat e duhura për të luajtur. Transferimi i vitit 2018 kushtoi 6 milionë euro dhe Coric përfitoi kontratën prej 1 milionë euro në sezon. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/