Kur fati bashkon rrugët sërish! I dorëzoi shiritin e kapitenit në ndeshjen e lamtumirës, Toti bën biznes me Almavivan

Tre vite më parë, më 28 maj të vitit 2017 Françesko Toti do të luante ndeshjen e tij të lamtumirës. një karrierë e tërë e mbyllur në besnikëri të plotë ndaj Romës. Një kapiten që sapo mbylli një kapitull, i trashëgon shiritin një tjetri për të ndjekur rrugën e tij. Mes lotëve dhe emocioneve të lamtumirës, ish-mesfushori Italian i dorëzon shiritin e kapitenit liderit të U-14 së Romës, atëherë vetëm 11 vjeç.

Por vitet kalojnë dhe fati i bashkon rrugët sërish. Këtë herë në një tjetër raport, atë të bashkëpinimit jashtë fushe. Almaviva tashmë është bërë pjesë e kompanisë së Françesko Totit për menaxhimin e lojtarëve. Emocionet për klubin tani i kanë lënë vendin biznesit, me ish-kapitenin dhe Almavivë që do të synojnë të bëjnë më të mirën për karrierën e këtij të fundit./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *