Kur Depay parashikonte suksesin e Silvinjos si trajner pasi u shkarkua nga Lioni: Po e sakrifikoni kot, ka pasion dhe energji, do të bëjë gjëra të mëdha në të ardhmen

Gjithmonë kemi thënë se Silvinjo nuk ka shkëlqyer në aventurat e mëparshme si trajner, por jo të gjithë i dinë historitë sesi kanë shkuar. Përshembull, në kohën kur drejton Lyon dhe mori vetëm 10 pikë në 11 ndeshje, duke bërë nisjen më të keqe të sezonit që nga 1995-1996 te ekipi francez, Silvinjos nuk i lejua që të zgjidhte njerëzit që donte ai në staf.

Silvinjo shkoi si trajner dhe afër tij gjendesh personat që ishin punësuar që para se braziliani të shkonte te Lyon, ata qëndruan edhe me të. “Nuk është faji i trajnerit që patëm rezultate të këqija ndeshje pas ndeshje. Unë vazhdoj të them që skuadra duhet të marrë përgjegjësinë mbi supe.

Më vjen shumë keq për Silvinjon që u sakrifikua, sepse mendoj se solli pasion të vërtetë, freski të madhe dhe një qasje krejtësisht të re në ekip. Por ndryshimi kërkon kohë. Më vjen keq për të, por pas punës së Silvinjos këtu, e di se do të bëjë gjëra të mëdha në të ardhmen”, tha Depay asokohe pas shkarkimit të Silvinjos. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *