Kupa e Shqipërisë ka mbyllur ditën e sotme fazën e 1/8-ve, që ka rezervuar edhe një surprizë të madhe sa i përket eleminimit të Partizanit nga klubi i Kategorisë së Parë, Besëlidhja. Tashmë ekipet njohin edhe kundërshtarët e tyre të radhës për fazën tjetër, atë të çerek-finaleve.
Tirana do i duhet të përballet me Besëlidhjen, që hoqi ditën e sotme mundësinë për të pasur një derbi të kryeqytetit edhe në Kupë. Por duke parë atë çfarë lezhjanët dhanë në fushë kundër Partizanit, bardheblutë duhet të mos nënvlerësojnë asgjë në mënyrë që të mos pësojnë të njëjtin fat si rivalët e tyre më të mëdhenj.
Më tej Vllaznia gjen në këtë fazë Teutën, ndërsa Bylisi do të kërkojë gjysmë-finalen nëpërmjet Skënderbeut. Çifti i fundit është ai mes Kukësit dhe Apolonisë, që është edhe ekipi i dytë nga Kategoria e Parë që arrin deri në këtë fazë./Sport Ekspres/
Çiftet çerekfinaliste
Tirana – Besëlidhja
Vllaznia – Teuta
Apolonia – Kukësi
Bylis – Skënderbeu